Barcelona fiton me lehtësi ndaj Ceuta, kalon në fazën tjetër të Kupës së Mbretit

Barcelona vazhdon me fitore. Ata mposhtën 5:0 skuadrën e Ceuta, duke siguruar biletën për fazën e 1/8 të Kupës së Mbretit, shkruan lajmi.net. Gjatë gjithë takimit lojë më të mirë zhvilluan katalanasit. Por, gjetën golin vetëm në minutën e 41’. Ishte Raphinha ai që shënoi dhe i dhuroi epërsinë ekipit të tij. Kështu pjesa e…

Sport

19/01/2023 21:58

Barcelona vazhdon me fitore.

Ata mposhtën 5:0 skuadrën e Ceuta, duke siguruar biletën për fazën e 1/8 të Kupës së Mbretit, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit lojë më të mirë zhvilluan katalanasit.

Por, gjetën golin vetëm në minutën e 41’.

Ishte Raphinha ai që shënoi dhe i dhuroi epërsinë ekipit të tij.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Barçës.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për mysafirët pasi shënuan edhe tri herë.

Në minutën e 50’ ishte Robert Lewandowski që realizoi dhe çoi rezultatin në 2:0.

Kurse golin e tretë për ekipin e Xavi Hernandey e shënoi Ansu Fati në minutën e 70’.

Për rezultatin 4:0 u përkujdes Franck Kessie, i cili iu bashku listës së golashënuesve të sotëm, pasi realizoi në minutën e 77’.

Teksa fitoren e vulosi Lewa, i cili shënoi për 5:0 dhe golin e dytë personal në këtë takim.

Me këtë fitore Barça kalon në faz[n e 1/8 të Kupës së Mbretit./Lajmi.net/