Kosova U17 mposhtet edhe nga Bullgaria në volejboll
Kombëtarja e Kosovës U17, femrat, është mposhtur nga rivali i vështirë, Bullgaria, me rezultat 0-3 ((19:25; 20:25; 14:25), në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe që po mbahet në Ankara të Turqisë. Vashat e drejtuara nga trajneri Donald Suxho u munduan të zbatonin këshillat nga përgatitjet pas takimit të…
Sport
Kombëtarja e Kosovës U17, femrat, është mposhtur nga rivali i vështirë, Bullgaria, me rezultat 0-3 ((19:25; 20:25; 14:25), në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe që po mbahet në Ankara të Turqisë.
Vashat e drejtuara nga trajneri Donald Suxho u munduan të zbatonin këshillat nga përgatitjet pas takimit të parë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën nga një kundërshtar që është favorit për ta fituar krejt turneun.
Sidoqoftë, përkundër humbjes. Kosova pati një paraqitje dinjitoze.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këto kualifikuese, Kosova e zhvillon nesër, e premte, kundër Moldavisë me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/