Xavi flet për të ardhmen e Depay

Memphis Depay është lidhur shumë me një largim nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Ditëve të fundit emri i tij është lidhur me transferimin e tij në Atletico Madrid, por deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare nga klubet. Për të ardhmen e holandezit së fundit ka folur trajneri i Barcelonës Xavi i…

Sport

19/01/2023 12:53

Memphis Depay është lidhur shumë me një largim nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Ditëve të fundit emri i tij është lidhur me transferimin e tij në Atletico Madrid, por deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare nga klubet.

Për të ardhmen e holandezit së fundit ka folur trajneri i Barcelonës Xavi i cili ka thënë se e kupton që për një lojtar nuk është situatë e lehtë kur nuk luan, por që do të flas me të për të ardhmen e tij, përcjellë lajmi.net.

“Do të flas me Depay dhe do të shoh nëse dëshiron të largohet apo jo dhe të kuptoj se çfarë ai dëshiron të bëjë. Unë ende bazohem në shërbimet e tij. Natyrisht nuk është siuatë e lehtë kur nuk luan.”, tha Xavi.

Përveç Atletico Madrid, edhe Interi është në garë për kartonin e sulmuesit holandez./Lajmi.net/