Valon Syla për Martin Berishajn: Nëse publikohet ndonjë incizim, Vjosa e Albini bien si ‘kungulli’

Në lidhje me raportimet për financimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, analisti politik, Valon Syla, tha se ky është një mega skandal që përfshinë katër shtetet: Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën. Syla në një postim në Facebook, theksoi se nëse del edhe në këtë skandal ndonjë incizim sikur në rastin…

Lajme

11/01/2023 12:01

Në lidhje me raportimet për financimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, analisti politik, Valon Syla, tha se ky është një mega skandal që përfshinë katër shtetet: Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën.

Syla në një postim në Facebook, theksoi se nëse del edhe në këtë skandal ndonjë incizim sikur në rastin “Pronto”, atëherë presidentja Vjosja Osmani dhe kryeministri Kurti do të bien “si kungulli”, duke mos treguar se në çfarë kuptimi e mendon këtë, shkruan lajmi.net.

Në fund, ai tha se nuk kupton se pse Martin Berishaj mundi të kalojë aq lehtë para komisionit parlamentar të PDK-së.

Postimi i plotë:

A është skandali i Martin Berishaj si “pronto”? Nuk besoj. Në “pronto” kemi dëgjuar përgjime të zyrtarëve të shtetit me shti nejkon ne punë. Te Martin Berishaj, dosti i Albinit dhe finansier i VV, kemi një mega-skandal që po përfshin katër shtete: Serbinë prej nga Martini ka marrë pare, Slloveninë ku po shfaqen akuzat se Martini ka shpërla pare, Malin e Zi, prej nga Martini dëshmohet se ka nxerr shuma fantastike kesh nga kontoja e firmës së vet, dhe Kosovë ku Martini ka probleme me mospagim të tatimit dhe mosdeklarim te pasurisë. Ndoshta edhe shperlarje parashë. Ishalla s’del te Martini nëj incizim se bijnë edhe Vjosa edhe Bini si kungulli. Edhe prapë e mbajnë Ambasador.

Por këtu edhe një send se kuptoj. Pse kaloi Martin Berisha aq lehtë para komisionit parlamentar të PDK’së, kur u morr në pytje. Pse keshnin Abelardi edhe Ferati. Prej nga ky mirëkuptim ende se kuptoj. /Lajmi.net/