Arsim e Erdoan Vitaku e drejtuan ndeshjen e rëndësishme të Championsit

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim e Erdoan Vitaku, vazhdojnë të drejtojnë ndeshje të rëndësishme në kuadër të kupave evropiane. Këtë fundjavë dy gjyqtarët mitrovicas ishin në Norvegji ku e drejtuan derbin e xhiros në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Të shtunën mbrëma u takuan skuadra norvegjeze Vipers Kristiansand dhe ajo…

Sport

08/01/2023 12:39

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim e Erdoan Vitaku, vazhdojnë të drejtojnë ndeshje të rëndësishme në kuadër të kupave evropiane.

Këtë fundjavë dy gjyqtarët mitrovicas ishin në Norvegji ku e drejtuan derbin e xhiros në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve për hendbollistë.

Të shtunën mbrëma u takuan skuadra norvegjeze Vipers Kristiansand dhe ajo hungareze FTC-Rail Cargo Hungaria. Ndeshja ishte shumë e fortë, ndërsa për një gol, 27:26, fitoi skuadra vendase, Vipers Kristiansand.

Dy gjyqtarët tanë janë vlerësuar për punën e kryer. Për herë të dytë çifti Vitaku drejton ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Vipersi është i dyti në grupin A, ndërsa Cargo Hungaria mban vendin e pestë./Lajmi.net/