Blind do t’i bashkohet Bayernit
Daley Blind do të bëhet lojtar i ri i Bayern Munich në orët e ardhshme falas. Sipas gazetës britanike ‘The Athletic’, klubi gjerman dhe lojtari tashmë kanë rënë dakord për kushtet personale, transmeton lajmi.net. Holandezi ende nuk ka kaluar ekzaminim mjekësor dhe do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore. 32 vjeçari u nda nga Ajax pak…

Sport
Daley Blind do të bëhet lojtar i ri i Bayern Munich në orët e ardhshme falas.
Sipas gazetës britanike ‘The Athletic’, klubi gjerman dhe lojtari tashmë kanë rënë dakord për kushtet personale, transmeton lajmi.net.
Holandezi ende nuk ka kaluar ekzaminim mjekësor dhe do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore.
32 vjeçari u nda nga Ajax pak ditë më parë dhe do të jetë hera e dytë që largohet nga klubi i Amsterdamit, pasi provoi fatin te United.
Bayern gjen një zëvendësues për të dëmtuarin Lucas Hernandez./Lajmi.net/