Viti i mirë i boksit në Kosovë

Federata e boksit e Kosovës përmbyll vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha duke fituar pesë medalje të bronzta dhe duke bërë historinë e pasluftës me medalje botërore, evropiane dhe mesdhetare. Federata nëpërmjet një komunikate, përmendi sukseset: medalja e bronztë botërore (Turqi) dhe e bronztë Evropiane (Mali i Zi) nga Donjeta Sadiku, medalje…

Sport

29/12/2022 14:13

Federata e boksit e Kosovës përmbyll vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha duke fituar pesë medalje të bronzta dhe duke bërë historinë e pasluftës me medalje botërore, evropiane dhe mesdhetare.

Federata nëpërmjet një komunikate, përmendi sukseset: medalja e bronztë botërore (Turqi) dhe e bronztë Evropiane (Mali i Zi) nga Donjeta Sadiku, medalje e bronztë mesdhetare(Algjeri) nga Shpetim Bajoku ,dhe dy medalje të bronzta Evropiane U18 (Bullgari) nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla.

“Medalje dhe kupa nga turnet ndërkombëtare që janë në kalendarin Evropian EUBC dhe botëror IBA. FboxK ka zhvilluar gjithsejtë 34 gara (turne)13 kombëtare dhe 21 ndërkombëtare, përfshirë, Kampionatin botëror për femra seniore, Kampionati Evropian për femra seniore ,Kampionatet Evropiane për të rinj (Youth) junior, shkollar (kadet) ,Lojërat mesdhetare dhe Kampionatin Individual i Kosovës për të gjitha grupmoshat, 4 përgatitje të boksierëve reprezentues të të gjitha grupmoshave”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/