Kurti për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Kosova është më e përgatitura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e 112-të të Qeverisë ka bërë të ditur se këtë javë do ta dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti theksoi Kosova është e përgatitur dhe se ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat. “Ka ardhur koha, që statusin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e 112-të të Qeverisë ka bërë të ditur se këtë javë do ta dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti theksoi Kosova është e përgatitur dhe se ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat.
“Ka ardhur koha, që statusin potencial për kandidat, që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian…Krahasuar me shtetet e rajonit në kohën kur ato kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitura; me legjislacion të avancuar e të harmonizuar me Bashkimin Evropian; me institucione të qëndrueshme e me kapacitetet e plota për tu përgjigjur në pyetësorin e Bashkimit Evropian; dhe me indikatorët më të mirë të sundimit të ligjit në rajon.”, ka thënë Kurti.
Kurti përmendi faktin se në Samitin e Tiranës, BE-ja ka bërë thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit.
Po ashtu, është shprehur se aplikimi në BE në njërën anë është përgjigje ndaj premtimit që BE i ka dhënë për anëtarësim rajonit, nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, por edhe përgjigje direkte ndaj thirrjes së para një jave në Samitin e Tiranës./Lajmi.net/