Hidhet shorti për Kupën e Kosovës – ndeshje interesante

Është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së  1/8-ave të Kupës së Kosovës. Në këtë fazë janë rezervuar disa ndeshje interesante, transmeton lajmi.net. Kjo ndodhi në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, transmeton lajmi.net.. Fillimisht përfaqësuesit e klubeve, në emër të KE të FFK-së, i përshëndeti dhe u dëshiroj suksese kryetari i…

Sport

01/12/2022 14:23

Është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së  1/8-ave të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë janë rezervuar disa ndeshje interesante, transmeton lajmi.net.

Kjo ndodhi në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, transmeton lajmi.net.. Fillimisht përfaqësuesit e klubeve, në emër të KE të FFK-së, i përshëndeti dhe u dëshiroj suksese kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, deri më pas filloi tërheqja e goglave nga vazo për çiftet e kësaj faze.

Fituesja e kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi, do të jetë mysafire e Lirisë, derisa mjaft interesante pritet të jenë ndeshjet Prishtina-Dukagjini dhe Flamurtari-Vushtrria.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 e 5 shkurt, 2023.

Çiftet komplete të 1/8 së finales
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ballkani – A&N
Feronikeli ’74 – Trepça’89
Liria – Llapi
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni . /Lajmi.net/