Drejtori Cruyff: Barca dhe Messi duhet të bashkohen përsëri – duhet një përqafim i fundit

Drejtori i skuadrës së Barcelonës, Jordi Cruyff ka dhënë komentet e tij lidhur me rikthimin e mundshëm të Lionel Messi në ‘Camp Nou’. Tash e sa kohë, prej kur Xavi Hernandez mori timonin e stolit të Barcelonës, Messi lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’. Së fundmi, për këtë opsion ka folur edhe…

Sport

30/11/2022 10:37

Drejtori i skuadrës së Barcelonës, Jordi Cruyff ka dhënë komentet e tij lidhur me rikthimin e mundshëm të Lionel Messi në ‘Camp Nou’.

Tash e sa kohë, prej kur Xavi Hernandez mori timonin e stolit të Barcelonës, Messi lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Së fundmi, për këtë opsion ka folur edhe Jordi Cruyff, drejtor i skuadrës së Barcelonës. Ai tha se klubi duhet të bëjë gjithçka për ta kthyer Leon.

“Barca dhe Messi duhet të bëhen bashkë përsëri një ditë. Kjo është e qartë”, ka thënë Cruyff, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta mund të bëhet pas fundit të karrierës së tij profesionale, por Barca dhe Messi meritojnë një përqafim të fundit, vallëzim të fundit”, shtoi ai.

Lionel Messi është aktualisht me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës. Ai nuk e negocion të ardhmen e tij pa mbaruar Botërori. /Lajmi.net/