Britania përshëndet marrëveshjen Kosovë – serbi, kërkon progres në dialog
Ministri i Britanisë për Evropën, Leo Docherty, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për targa mes Kosovës dhe Serbisë. Docherty, në një postim në Twitter është shprehur se tani është koha te ketë progres në dialogun Kosovë- Serbi. “E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të…

Lajme
Ministri i Britanisë për Evropën, Leo Docherty, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për targa mes Kosovës dhe Serbisë.
Docherty, në një postim në Twitter është shprehur se tani është koha te ketë progres në dialogun Kosovë- Serbi.
“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dy vendet të vijnë tani në tryezë për të shënuar progres në dialogun e ndërmjetësuar nga BE drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre.”, ka shkruar Docherty.
Mbrëmë kryediplomati evropian, Joseph Borrell ka deklaruar se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket normalizimit të situatës pas tensioneve të fundit në veri.
Sipas Borrell, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për masat që duhet të ndërmarrin për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në prezantimin që ju është bërë palëve në shtator të këtij viti nga BE-ja, propozim ky i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Kësisoj, Kosova s’do marrë masa ndëshkuese ndaj veturave me targa ilegale serbe, teksa Serbia s’do të vazhdojë me lëshimin e tyre. /Lajmi.net/
I welcome agreement between Kosovo and Serbia ????? on steps to reduce tensions. Vital that the two countries now come to the table to make progress in EU-facilitated Dialogue towards normalising their relationship, for the benefit of all their citizens.
— Leo Docherty MP (@LeoDochertyUK) November 24, 2022