Zyrtare: Kurtis Jones rinovon kontratën me Liverpoolin

Mesfushori anglez, Kurtis Jones, e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Liverpoolit. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për medie, transmeton lajmi.net. Jones do të jetë në “Anfield” deri në vitin 2027. 21-vjeçari po konsiderohet si i rëndësishëm për të ardhmen e klubit, andaj synohet që të “blindohet” nga interesimet e…

Sport

18/11/2022 09:07

Mesfushori anglez, Kurtis Jones, e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Liverpoolit.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për medie, transmeton lajmi.net.

Jones do të jetë në “Anfield” deri në vitin 2027.

21-vjeçari po konsiderohet si i rëndësishëm për të ardhmen e klubit, andaj synohet që të “blindohet” nga interesimet e klubeve të tjera. /Lajmi.net/