Gjilani fiton derbin në Podujevë, mposht minimalisht Llapin

Ka përfunduar ndeshja në mes Llapi – Gjilani Gjilani fitoi pikët e plota në udhëtim te Llapi, pasi fitoi me rezultat minimal 1:0, përcjell lajmi.net. Dueli kryesor i ditës së sotme u zhvillua në Podujevë mes Llapit dhe Gjilanit në pjesën e parë është mbyllur baras pa gola 0-0. Të dy skuadrat kishin iniciativën të…

Sport

13/11/2022 14:57

Ka përfunduar ndeshja në mes Llapi – Gjilani

Gjilani fitoi pikët e plota në udhëtim te Llapi, pasi fitoi me rezultat minimal 1:0, përcjell lajmi.net.

Dueli kryesor i ditës së sotme u zhvillua në Podujevë mes Llapit dhe Gjilanit në pjesën e parë është mbyllur baras pa gola 0-0.

Të dy skuadrat kishin iniciativën të zhbllokojnë sfidën, krijuan raste, por jo edhe gola.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë, pasi ndeshja filloi menjëherë drejtuar sulmit të ekipeve.

Në minutën e 50` pas një gabimi në mbrojtje të llapjanëve shënoi Solomoni.

Në minutat e fundit të ndeshjes Llapi u vërsulën drejt sulmit.

Krijuan raste, madje ishin shumë pranë të barazojnë shifrat, por topi nuk po kalonte vijën fatale.

Me fitoren e marr sot Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 27 pikë.

Ndërsa, Llapi qëndron në vendin e shtatë me 19 pikë./Lajmi.net/