Nunez udhëheqë Liverpoolin drejt fitores

Liverpooli ka fituar ndeshjen ndaj Southampton. ‘Reds’ mposhtën 3:1 në shtëpi Southampton, përcjell lajmi.net. Ishte Darwin Nunez që me dy gola të shënuara udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores në xhiron e 14 në Premier Ligë. Liverpooli e zhbllokoi ndeshjen mjaft herët, pasi në minutën e 6` realizoi Roberto Firmino. Por, mysafirët reaguan shpejt, dhe…

Sport

12/11/2022 17:54

Liverpooli ka fituar ndeshjen ndaj Southampton.

‘Reds’ mposhtën 3:1 në shtëpi Southampton, përcjell lajmi.net.

Ishte Darwin Nunez që me dy gola të shënuara udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores në xhiron e 14 në Premier Ligë.

Liverpooli e zhbllokoi ndeshjen mjaft herët, pasi në minutën e 6` realizoi Roberto Firmino.

Por, mysafirët reaguan shpejt, dhe në minutën e 9` barazuan me anë të Adams.

Ekipi i Jurgen Klopp nuk u ndalë, kështu duke shënuar edhe dy herë brenda 45 minutave të parë.

Darwin Nunez fillimisht kaloi në epërsi ‘Reds’ në minutën e 21`.

Në minutën e 42` uruguaiani shënoi sërish, për të çuar rezultatin në 3:1.

Edhe në pjesën e dytë iniciativën e kishin vendasit, por gola nuk u realizuan më.

Pas kësaj xhiroje Liverpooli gjendet në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Kurse, Southampton ndodhen në vendin e 19 më 12 gjithsej./Lajmi.net/