Firma e investimeve e Stephen Pagliuca, Bain Capital, udhëheq garën për të blerë Liverpoolin

Pasi FSG vuri klubin në shitje javën e kaluar, disa kompani janë dukur të interesuara për të blerë skuadrën angleze. ‘Daily Star’ ka raportuar se një kompani e re është shfaqur në garën për të blerë Liverpool, përcjell lajmi.net. Stephen Pagliuca dhe firma e tij e investimeve Bain Capital mund të jenë pronarët e rinj…

Sport

11/11/2022 10:45

Pasi FSG vuri klubin në shitje javën e kaluar, disa kompani janë dukur të interesuara për të blerë skuadrën angleze.

‘Daily Star’ ka raportuar se një kompani e re është shfaqur në garën për të blerë Liverpool, përcjell lajmi.net.

Stephen Pagliuca dhe firma e tij e investimeve Bain Capital mund të jenë pronarët e rinj të klubit.

Së bashku, pasuria e tyre arrin në 119 miliardë funte dhe janë vetëm pas pronarëve të PIF të Newcastle United, pasuria e të cilëve është 320 miliardë paund.

Megjithëse shuma e pasurisë që Bain Capital do të ndihmojë Liverpoolin dhe duke marrë parasysh madhësinë e klubit, ata do të kenë më shumë hapësirë për të manovruar me rregulloret e FFP-së.

Një faktor tjetër është se pronari aktual i ‘Reds’ është mjaft i afërt me Pagliuca dhe është i gatshëm t’i shesë atij klubin./Lajmi.net/