Napoli mposht Empolin, mban kreun e tabelës

Skuadra e Napoli po e vazhdon formën e mirë. Napoli ka marrë tjetër fitore në Serie A, kësaj radhe duke mposhtur skuadrën e Empoli, shkruan lajmi.net. Liderët e tabelës fituan me rezultatin 2:0, në një ndeshje u desh të luheshin më shumë sesa një orë për të parë golin e parë. Napoli kaloi në epërsi…

Sport

08/11/2022 20:50

Skuadra e Napoli po e vazhdon formën e mirë.

Napoli ka marrë tjetër fitore në Serie A, kësaj radhe duke mposhtur skuadrën e Empoli, shkruan lajmi.net.

Liderët e tabelës fituan me rezultatin 2:0, në një ndeshje u desh të luheshin më shumë sesa një orë për të parë golin e parë.

Napoli kaloi në epërsi vetëm pas minutës së 69’, kur Hirving Lozano u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 74’, gjërat u lehtësuan për skuadrën e Luciano Spalletti, pasi Luperto u ndëshkua me karton të kuq.

Fitorja e Napoli u vulos në minutën e 88’, me golin e shënuar nga Piotr Zielinski.

Me këtë fitore, Napoli shkon në 38 pikë në krye të tabelës, me nëntë pikë më shumë sesa Milani që luan sonte ndaj Cremonese.

Empoli në anën tjetër mbetet me 14 pikë, në pozitën e 14, pas 14 ndeshjeve. /Lajmi.net/