Nis mbledhja urgjente e Qeverisë serbe për zhvillimet në veri, aty është edhe Vuçiq
Para pak minutash ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë në lidhje me situatën në Kosovë. Aty i pranishëm është edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, transmeton lajmi.net. Siç raportohet në Beograd, Vuçiq në mbledhje duhet të paraqesë një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre…

Lajme
Para pak minutash ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë në lidhje me situatën në Kosovë.
Aty i pranishëm është edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Siç raportohet në Beograd, Vuçiq në mbledhje duhet të paraqesë një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga institucionet e Kosovës për shkak të shkarkimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Pas seancës së Qeverisë, Vuçiq do të takohet me ambasadorin e Kinës në Beograd, Chen Bo, si dhe me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan Harçenko.
Në orën 13:00, Vuçiq do të bisedojë edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në Patriarkanë.
Në Zveçan, përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të mbajnë një takim në mesditë ku do të shqyrtojnë propozimin e Listës Serbe dhe të kryetarit të këtij subjekti, Goran Rakiq për të shqyrtuar braktisjen e të gjitha institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës. /Lajmi.net/