Klopp me lëvdata për Kvaratskhelia: Ai është lojtar i mirë, më pëlqen

Jurgen Klopp ka thurur disa lëvdata për Khvicha Kvaratskhelia. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë disa komente pas fitores së mbrëmshme ndaj Napoli. Mes tjerash, trajneri gjerman është pyetur edhe për yllin në rritje nga Gjeorgjia, Khvicha Kvaratskhelia. “Ai është një lojtar i mirë, më pëlqen. I vështirë. Shumë i shpejtë. Kur ka avantazhin…

Sport

02/11/2022 11:14

Jurgen Klopp ka thurur disa lëvdata për Khvicha Kvaratskhelia.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë disa komente pas fitores së mbrëmshme ndaj Napoli.

Mes tjerash, trajneri gjerman është pyetur edhe për yllin në rritje nga Gjeorgjia, Khvicha Kvaratskhelia.

“Ai është një lojtar i mirë, më pëlqen. I vështirë. Shumë i shpejtë. Kur ka avantazhin në lëvizjen e parë, ai ikën”, ka thënë Klopp, përcjell lajmi.net.

“Ai ka shpejtësi. Ai futet brenda, del jashtë. Mund të jetë në flakë dhe nuk humb nervat”, shtoi tutje gjermani.

Lojtari i Napoli ka marrë vëmendjen e të gjithëve me startin brilant të sezonit. Skuadrat e mëdha mund të jenë pas tij qysh nga vera e ardhshme. /Lajmi.net/