Kessie pritet t’i mungojë Barcës për gjashtë javë

Barcelonës po i vazhdon ‘mallkimi’ me lëndime. Skuadra katalane, Barcelona numëron edhe një tjetër lojtar të lënduar, pas ndeshjes së mbrëmshme. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie ka marrë një lëndim, që sipas Xavi Hernandez s’duket aspak i mirë. “Lëndimi i Kessie nuk duket aspak mirë”, ka thënë Xavi, përcjell lajmi.net. Raportime të mediave…

Sport

02/11/2022 09:01

Barcelonës po i vazhdon ‘mallkimi’ me lëndime.

Skuadra katalane, Barcelona numëron edhe një tjetër lojtar të lënduar, pas ndeshjes së mbrëmshme.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie ka marrë një lëndim, që sipas Xavi Hernandez s’duket aspak i mirë.

“Lëndimi i Kessie nuk duket aspak mirë”, ka thënë Xavi, përcjell lajmi.net.

Raportime të mediave spanjolle bëjnë të ditur se Kessie do të mungojë për së paku gjashtë muaj.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do të arrijë që ta kapë më shpejtë rikuperimin e tij. /Lajmi.net/