Kroos: Do të pensionohem te Real Madridi, s’dua të luaj për ndonjë klub tjetër

Toni Kroos ka thënë se dëshiron të pensionohet te skuadra e Real Madridit. Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se mëton ta mbyll karrierën në “Santiago Bernabeu”, porse nuk e di se kur do të ndodhë kjo. “Do të pensionohem te Real Madridi, thjesht nuk e di kur. Nuk dua të luaj…

Sport

01/11/2022 18:06

Toni Kroos ka thënë se dëshiron të pensionohet te skuadra e Real Madridit.

Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se mëton ta mbyll karrierën në “Santiago Bernabeu”, porse nuk e di se kur do të ndodhë kjo.

“Do të pensionohem te Real Madridi, thjesht nuk e di kur. Nuk dua të luaj për ndonjë klub tjetër. Ne e kemi aranzhuar një bisedë në vitin 2023, në lidhje me të ardhmen time, kështu që do të vendos në vitin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Kroos ishte një ndër temat më të diskutuara së fundi te Reali, pasi qëndrimi i lojtarit ngjalli jo pak dyshime se gjermani dëshiron të largohet nga “Bernabeu” për ndonjë ekip tjetër. /Lajmi.net/