252 varreza zbulohen në pronën e Gerard Pique

252 varre janë gjetur në pronën e yllit të Barcelonës, Gerard Pique. Mbrojtësi i Barcelonës, i cili njihet për disa interesa biznesi jashtë futbollit, ka investuar në një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz, në Malaga. Pique shpenzoi rreth 20 milion dollarë (17.7 milion £) për të blerë një pronë në Costa del Sol,…

Sport

01/11/2022 14:24

252 varre janë gjetur në pronën e yllit të Barcelonës, Gerard Pique.

Mbrojtësi i Barcelonës, i cili njihet për disa interesa biznesi jashtë futbollit, ka investuar në një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz, në Malaga.

Pique shpenzoi rreth 20 milion dollarë (17.7 milion £) për të blerë një pronë në Costa del Sol, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, projekti është ndalur pas një pengese të papritur. Sipas mediave spanjolle, 250 varre janë gjetur në pronën në fjalë.

Tani do të duhet të kryhen studime për të përcaktuar se nga cili shekull janë varret. /Lajmi.net/