Man City në garë me Arsenal për Mykhaylo Mudryk

Mykhaylo Mudryk është një nga lojtarët që po merr vëmendje të madhe. Ylli në rritje i Shakhtar Donetsk, Mudryk po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, përfshirë Manchester Cityt. Sipas raportimeve të fundit, për 21-vjeçarin ukrainas do të garojnë edhe kampionët e Premier League, anash skuadrës së Arsenal. Duke folur për ‘Calciomercato’, drejtori sportiv i…

Sport

01/11/2022 11:07

Mykhaylo Mudryk është një nga lojtarët që po merr vëmendje të madhe.

Ylli në rritje i Shakhtar Donetsk, Mudryk po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, përfshirë Manchester Cityt.

Sipas raportimeve të fundit, për 21-vjeçarin ukrainas do të garojnë edhe kampionët e Premier League, anash skuadrës së Arsenal.

Duke folur për ‘Calciomercato’, drejtori sportiv i Shakhtar, Carlo Nicolini ka konfirmuar interesimin e dy gjigantëve të Premier League, Arsenal dhe Manchester City, përcjell lajmi.net.

I njëjti nuk ka përjashtuar mundësinë që për Mudryk të pyesin edhe skuadra të tjera ditëve të ardhshme.

Mykhaylo Mudryk ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 12 ndeshje këtë sezon. /Lajmi.net/