De Jong akoma i pa interesuar për transferim në Premier League

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona. Qysh nga merkatoja e verës, skuadra nga Premier League ishin duke monitoruar situatën e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong. Raportime të ‘Sport’ megjithatë thonë se De Jong vazhdon të jetë i pa interesuar për një lëvizje të tillë, përcjell lajmi.net. Përveç Manchester…

Sport

31/10/2022 20:03

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Qysh nga merkatoja e verës, skuadra nga Premier League ishin duke monitoruar situatën e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.

Raportime të ‘Sport’ megjithatë thonë se De Jong vazhdon të jetë i pa interesuar për një lëvizje të tillë, përcjell lajmi.net.

Përveç Manchester United, edhe Liverpool ishte një nga skuadrat që dha sinjale interesimi për të.

Xavi Hernandez ka filluar ta aktivizojë Frenkie de Jong në pozitën që mbulohet nga Sergio Busquets. Ky i fundit duket se ka sezonin e fundit te Barca. /Lajmi.net/