Nagelsmann me lëvdata për Interin: Inzaghi po bën mirë, ata s’janë surprizë

Julian Nagelsmann ka dhënë komente pozitive për kundërshtarin e ardhshëm, Interin. Bayern dhe Inter do të përballen në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Champions League. Të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin tutje, por luajnë për prestigj. Para ndeshjes, Julian Nagelsmann ka pasur vetëm komente pozitive për Interin por edhe trajnerin e tyre,…

Sport

31/10/2022 18:31

Julian Nagelsmann ka dhënë komente pozitive për kundërshtarin e ardhshëm, Interin.

Bayern dhe Inter do të përballen në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Champions League.

Të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin tutje, por luajnë për prestigj. Para ndeshjes, Julian Nagelsmann ka pasur vetëm komente pozitive për Interin por edhe trajnerin e tyre, Simone Inzaghi.

“Për mua, ata s’janë një surprizë, duhet të jem i sinqertë. ‘Nerazzurri janë të fortë, sikur Barcelona, por në fund detajet vendosin”, ka thënë Nagelsmann, përcjell lajmi.net.

“Ai po bën punë të mirë. Jam i lumtur për të, ai ka skuadër fantastike dhe ka treguar gjëra të mira në të dyja fazat, duke arritur të dalë nga grupi, gjë që është objektiv i përmbushur”, shtoi tutje trajneri i Bayern, i pyetur për punën e Inzaghi.

Inter dhe Bayern përballen në kuadër të Grupit C, grup ku luajnë edhe Barcelona e Viktoria Plzen. /Lajmi.net/