Lëndim i ri për Lukaku – belgu rrezikon të mos kthehet deri në vitin 2023

Romelu Lukaku ka pësuar një lëndim të ri dhe nuk do të kthehet në fushë me skuadrën e Inter, para vitit 2023. Inter, më herët gjatë ditës kanë njoftuar për një lëndim të ri të Romelu Lukaku, përcjell lajmi.net. Lojtari nuk do të udhëtojë për në Gjermani, dhe me gjasë do të mungojë edhe të…

Sport

31/10/2022 16:21

Romelu Lukaku ka pësuar një lëndim të ri dhe nuk do të kthehet në fushë me skuadrën e Inter, para vitit 2023.

Inter, më herët gjatë ditës kanë njoftuar për një lëndim të ri të Romelu Lukaku, përcjell lajmi.net.

Lojtari nuk do të udhëtojë për në Gjermani, dhe me gjasë do të mungojë edhe të dielën ndaj Juventus.

Sipas ‘Sportitalia’, ka pak shpresa që belgu të kthehet në fushë me klubin e tij, para vitit 2023.

Nuk thuhet megjithatë se lojtari do të humb paraqitjet në Kupën e Botës 2022.

Duket se mungesa e Lukaku tek Inter do të jetë si masë parandaluese për ndonjë lëndim të madh para Botërorit. /Lajmi.net/