Boehly: Po ndërtojmë një filozofi moderne, të fokusuar në talentë

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly,  ka folur në lidhje projektin që është duke mëtuar ta ndërtojë te londinezët. Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se ka një bashkëpunim të thellë në mes të strukturave të klubit, për të arritur kristalizimin e këtij projekti. “Ne kemi një plan të qartë dhe do të…

Sport

27/10/2022 16:10

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly,  ka folur në lidhje projektin që është duke mëtuar ta ndërtojë te londinezët.

Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se ka një bashkëpunim të thellë në mes të strukturave të klubit, për të arritur kristalizimin e këtij projekti.

“Ne kemi një plan të qartë dhe do të adoptojmë një filozofi moderne, të drejtuar nga të dhënat – e fokusuar në talentet”, tha fillimisht ai.

“Tani jemi duke mbledhur një ekip të thellë dhe bashkëpunues të menaxhimit të cilët janë të etur për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe  të qëndrueshëm”, përfundoi Boehly. /Lajmi.net/