Gazetari i Mundo Deportivos: Fati po e konsideron largimin në fund të sezonit, nëse nuk merr shumë minuta

Ansu Fati është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Barcelona, nëse nuk i gjen minutat e mjaftueshëm. Kështu të paktën raporton gazetari i Mundo Deportivos, Alfred Martinez, transmeton lajmi.net. Sipas po të njëjtit burim, është pikërisht Jorge Mendes (agjenti i lojtarit) ai që e ka konfirmuar diçka të tillë. Mbetet të shihet nëse do të…

Sport

27/10/2022 15:14

Ansu Fati është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Barcelona, nëse nuk i gjen minutat e mjaftueshëm.

Kështu të paktën raporton gazetari i Mundo Deportivos, Alfred Martinez, transmeton lajmi.net.

Sipas po të njëjtit burim, është pikërisht Jorge Mendes (agjenti i lojtarit) ai që e ka konfirmuar diçka të tillë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje gjatë merkatos së verës.

Fati është duke e vuajtur mungesën e minutave që prej rikthimit nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave. /Lajmi.net/