Allegri qëndron, përkundër eliminimit nga Champions League

Massimiliano Allegri u lëkund fort mbrëmë kur skuadra e tij pësoi humbje ndaj Benfica, për t’u eliminuar nga Champions League. Pozita e trajnerit të Juventus, Maxi Allegri shihej në pikëpyetje pas humbjes ndaj Benfica, megjithatë duket se ai do të jetë aty edhe për një kohë. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, përkundër humbjes 4:3 ndaj…

Sport

26/10/2022 12:46

Massimiliano Allegri u lëkund fort mbrëmë kur skuadra e tij pësoi humbje ndaj Benfica, për t’u eliminuar nga Champions League.

Pozita e trajnerit të Juventus, Maxi Allegri shihej në pikëpyetje pas humbjes ndaj Benfica, megjithatë duket se ai do të jetë aty edhe për një kohë.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, përkundër humbjes 4:3 ndaj Benfica, bordi i Juventus do të vazhdojë me Allegri, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ ka pasur një start të dobët të sezonit dhe janë në pozitën e tetë në tabelën e Serie A.

Kjo ka shtuar edhe më shumë presionin për Allegri, megjithatë italiani do të ketë kohë për të rikthyer situatën në favorin e tij. /Lajmi.net/