Guimares, profili që po i intereson Chelseat

Chelsea do të synojnë përforcimin e skuadrës edhe me disa emra të tjerë gjatë dy merkatove të radhës. Graham Potter ka nisur të përmirësojë situatën te Chelsea, por gjërat s’janë akoma afër idealeve të krerëve të skuadrës. Sipas raportimeve të Simon Phillips, Chelsea do të synojë përforcimin në mesfushë, gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.…

Sport

25/10/2022 18:01

Chelsea do të synojnë përforcimin e skuadrës edhe me disa emra të tjerë gjatë dy merkatove të radhës.

Graham Potter ka nisur të përmirësojë situatën te Chelsea, por gjërat s’janë akoma afër idealeve të krerëve të skuadrës.

Sipas raportimeve të Simon Phillips, Chelsea do të synojë përforcimin në mesfushë, gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net. Për mesfushën, objektivi kryesor është Bruno Guimares, thuhet nga Phillips.

‘Blutë’ po ashtu po monitorojnë situatën e yllit të Ajax, Edson Alvarez, por edhe të Moises Caicedo të Brighton. Një alternativë mund të jetë edhe Weston McKennie i Juves.

Siç thonë mediat angleze, mesfusha është pika më kritike dhe kërkon intervenim të menjëhershëm qysh në merkaton e janarit. /Lajmi.net/