Kroos ende në dyshime, pritet të vendos për të ardhmen në janar

Toni Kroos është ende në dyshime sa i përket të ardhmes së tij. Në bazë të asaj që raporton Matteo Cortegana, lojtari s’ka vendosur ende nëse do të qëndrojë apo jo, transmeton lajmi.net. Të njëjtën gjë e tha edhe Ancelotti, anipse s’tha taksativisht se lojtari ka paqartësi në lidhje me të ardhmen. Muaji janar, siç…

Sport

25/10/2022 15:08

Toni Kroos është ende në dyshime sa i përket të ardhmes së tij.

Në bazë të asaj që raporton Matteo Cortegana, lojtari s’ka vendosur ende nëse do të qëndrojë apo jo, transmeton lajmi.net.

Të njëjtën gjë e tha edhe Ancelotti, anipse s’tha taksativisht se lojtari ka paqartësi në lidhje me të ardhmen.

Muaji janar, siç duket, do të jetë ai i peshimit të vendimit për lojtarin gjerman, që s’po e gjen alternativën e duhur në këtë hark kohor.

Së bashku me Luka Modriç, Kroos ishte lojtari kyç në mesfushën e Real Madridit, duke i ruajtur ekuilibrat e repartit të ndërmjetme. /Lajmi.net/