Babai i Kvaratsckhelia: Nuk është duke menduar për ndonjë kalim në Premier League

Babai i mesfushorit të Napolit, Kvaratsckhelia, ka thënë se lojtari nuk është duke menduar për ndonjë kalim në Premier League. Në një intervistë për ImediTv ai tha se gjeorgjiani nuk është aspak i koncentruar për ndonjë lëvizje të tillë, anipse nuk ka marrëveshje të re në tavolinë. “Ai nuk është fare i koncentruar për ndonjë…

Sport

25/10/2022 14:02

Babai i mesfushorit të Napolit, Kvaratsckhelia, ka thënë se lojtari nuk është duke menduar për ndonjë kalim në Premier League.

Në një intervistë për ImediTv ai tha se gjeorgjiani nuk është aspak i koncentruar për ndonjë lëvizje të tillë, anipse nuk ka marrëveshje të re në tavolinë.

“Ai nuk është fare i koncentruar për ndonjë lëvizje në Premier League ose për ndonjë kontratë të re. Askush nuk na propozoi marrëveshje të re”, theksoi ai.

Siç raporton Romano, ende nuk ka asgjë në mes të tij edhe Manchester Cityt. Lojtari, sipas Romanos, është i fokusuar tërësisht te Napoli. /Lajmi.net/