Koulibaly pëson përsëri lëndim, kësaj radhe në gju
Kalidou Koulibaly do ta vazhdojë qëndrimin e tij jashtë fushave të blerta. Ylli senegalez i futbollit, Kalidou Koulibaly do të vazhdojë të jetë jashtë fushave, si pasojë e lëndimeve të shumta. Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Koulibaly ka pësuar një lëndim në gju, përcjell lajmi.net. Lojtari kësisoj do të mungojë nesër për ndeshjen…
Sport
Kalidou Koulibaly do ta vazhdojë qëndrimin e tij jashtë fushave të blerta.
Ylli senegalez i futbollit, Kalidou Koulibaly do të vazhdojë të jetë jashtë fushave, si pasojë e lëndimeve të shumta.
Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Koulibaly ka pësuar një lëndim në gju, përcjell lajmi.net.
Lojtari kësisoj do të mungojë nesër për ndeshjen e vlefshme për Champions League, sikur mungoi ndaj Man United.
Qendërmbrojtësi nuk është përfshirë në listën me 21 emra, të cilët udhëtojnë drejt Salzburgut për ndeshjen e nesërme. /Lajmi.net/