Planifikoi sulm terrorist në ‘Camp Nou’ për ‘El Clasico’, dënohet me tri vite burg Mohammed Amrani

Raportime të ‘AS’ kanë bërë të ditur se është dënuar me burg një person që planifikoi sulm terrorist në ‘Camp Nou’. Ndeshja më e madhe në botën e futbollit, ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të kishte qenë një ngjarje tragjike, po të mos ishte për autoritetet spanjolle. ‘AS’ bën të ditur se sot…

Sport

24/10/2022 22:42

Raportime të ‘AS’ kanë bërë të ditur se është dënuar me burg një person që planifikoi sulm terrorist në ‘Camp Nou’.

Ndeshja më e madhe në botën e futbollit, ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të kishte qenë një ngjarje tragjike, po të mos ishte për autoritetet spanjolle.

‘AS’ bën të ditur se sot është dënuar me tri vite burgim personi i quajtur Mohammed Yassin Amrani, përcjell lajmi.net. Ky i fundit planifikoi sulm terrorist në ‘Camp Nou’.

Tempulli i futbollit ishte në cak për sulm terrorist në një mbrëmje kur do të mblidhte maksimumin e tifozëve.

Për fat të mirë, plani nuk u ekzekutua asnjëherë. /Lajmi.net/