Kessie me lëvdata për Xavin, e përgëzon si menaxhoi situatën pas humbjes në ‘Clasico’

Franck Kessie ka dhënë disa komente pozitive lidhur me trajnerin Xavi Hernandez. Barcelona ishte në një krizë rezultatesh kur gaboi dy herë ndaj Inter dhe u mposht në ‘El Clasico’. Motivi i skuadrës ishte poshtë, pasi dështimet ndaj Inter e çuan me një këmbë në Europa League. Megjithatë, Barca mori dy fitore radhazi në La…

Sport

24/10/2022 18:22

Franck Kessie ka dhënë disa komente pozitive lidhur me trajnerin Xavi Hernandez.

Barcelona ishte në një krizë rezultatesh kur gaboi dy herë ndaj Inter dhe u mposht në ‘El Clasico’.

Motivi i skuadrës ishte poshtë, pasi dështimet ndaj Inter e çuan me një këmbë në Europa League. Megjithatë, Barca mori dy fitore radhazi në La Liga pas ‘Clasicos’ së humbur ndaj Realit. Për këtë rikthim, Kessie i ka dhënë të gjitha meritat trajnerit Xavi.

“Pas një jave të vështirë, skuadra ishte afektuar, por ne treguam karakter dhe vullnet për t’i bërë gjërat mirë”, ka thënë Kessie, transmeton lajmi.net.

“Nëse kthehemi kështu, atëherë është për meritë të Xavi dhe stafit, të cilët dinë të gjejnë zgjidhje dhe të rifreskojnë moralin e skuadrës”, shtoi tutje mesfushori.

Kessie s’ka qenë në mesin e lojtarëve me më së shumti minuta, megjithatë kohë pas kohe përfshihet në rotacionet e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/