Dëmtim në shpatull – Sergi Roberto mungon katër deri në gjashtë javë

Barcelona ka marrë një lajm të hidhur lidhur me Sergi Roberto. Mbrojtësi spanjoll, Sergi Roberto ka pësuar mbrëmë një lëndim në ndeshjen e Barcelonës ndaj Athletic Bilbao. Faqja zyrtare e Barcelonës mbrëmë ka njoftuar se lojtari ka një dislokim të shpatullës, por nuk ka dhënë detaje shtesë, përcjell lajmi.net. Sot, mediat spanjolle bëjnë të ditur…

Sport

24/10/2022 16:42

Barcelona ka marrë një lajm të hidhur lidhur me Sergi Roberto.

Mbrojtësi spanjoll, Sergi Roberto ka pësuar mbrëmë një lëndim në ndeshjen e Barcelonës ndaj Athletic Bilbao.

Faqja zyrtare e Barcelonës mbrëmë ka njoftuar se lojtari ka një dislokim të shpatullës, por nuk ka dhënë detaje shtesë, përcjell lajmi.net.

Sot, mediat spanjolle bëjnë të ditur se Roberto pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë.

Kësisoj, lojtari që mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes te  Barca nuk do të jetë gati deri pas Kupës së Botës.

Mbetet të shihet se si do t’i mbulojë Xavi hapësirat e lëna nga Sergi Roberto. /Lajmi.net/