Bëri gabime në ndeshjen Fiorentina – Inter, suspendohet gjyqtari Valeri
Paolo Valeri do të suspendohet për xhiron e ardhshme në Serie A. Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se gjyqtari italian, Paolo Valeri do të suspendohet për xhiron tjetër në kampionat, si pasojë e gabimeve të bëra në ndeshjen Fiorentina – Inter, përcjell lajmi.net. Gjyqtari ka qenë në kryefaqe të mediave edhe më…
Sport
Paolo Valeri do të suspendohet për xhiron e ardhshme në Serie A.
Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se gjyqtari italian, Paolo Valeri do të suspendohet për xhiron tjetër në kampionat, si pasojë e gabimeve të bëra në ndeshjen Fiorentina – Inter, përcjell lajmi.net.
Gjyqtari ka qenë në kryefaqe të mediave edhe më herët gjatë këtij sezoni, pasi bëri një gabim të madh në barazimin 1:1 mes Atalanta dhe Milan.
Në atë ndeshje, Valeri ishte në dhomën e VAR dhe nuk ftoi për rishikim ndërhyrjen e Hans Hateboer në Rafael Leao, duke pranuar më vonë se ishte për karton të kuq.
Kurse, mbrëmë, Valeri ishte gjyqtari kryesor, në fushën ku ndodhën disa vendime kontroverse. /Lajmi.net/