Arteta: Jam shumë i lumtur që Xhaka po e shijon përsëri karrierën te Arsenali

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka komentuar në lidhje me formën e Granit Xhakës. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, po shijon momente fenomenale me Arsenalin këtë edicion. Xhaka është kthyer në një nga lojtarët kyç të ‘Topçinjve’, duke ndihmuar ekipin në marrjen e rezultateve pozitive stinorin e ri. Mbrëmjen e kaluar, kapiteni i Zvicrës shënoi…

Sport

21/10/2022 17:52

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka komentuar në lidhje me formën e Granit Xhakës.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, po shijon momente fenomenale me Arsenalin këtë edicion.

Xhaka është kthyer në një nga lojtarët kyç të ‘Topçinjve’, duke ndihmuar ekipin në marrjen e rezultateve pozitive stinorin e ri.

Mbrëmjen e kaluar, kapiteni i Zvicrës shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren kundër PSV-së, dhe përsëri u votua si lojtari më i mirë i ndeshjes, dhe ky lajm e gëzoi Artetan tej mase.

“Ai e meriton atë. Ai është përballur me momente tejet të vështira, ai ka ngritur dorën kur kishte diçka ndryshe për të bërë, etika e tij e punës, mënyra se si është si person, mënyra se si i trajton të tjerët brenda klubit, dhe dashurinë që ka për klubin dhe profesionin, këto janë gjëra të padiskutueshme”, tha Arteta, përcjell lajmi.net.

“Ai e meriton plotësisht atë dhe jam tejet i lumtur që po e shoh duke e shijuar karrierën e tij. Ne besuam që ai kishte kualitetet për t’i bërë këto gjëra, dhe ndonjëherë duhet të hapësh diçka në mendjen e lojtarëve dhe të jesh më i hapur e më i gatshëm për të gjitha gjërat”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Këtë sezon, Granit Xhaka ka arritur të paraqitet në 14 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin, duke regjistruar tre gola dhe tre asistime mbi emrin e tij./Lajmi.net/