E thotë edhe Romano: Kalimi i Brojas te Milani, pak i mundshëm
Fabrizio Romano, në një postim të bërë së fundi në Twitter, ka sqaruar situatën e Armando Brojas te Chelsea, si dhe ka folur për interesimin që Milani pati për lojtarin. Sipas tij, Broja është i fokusuar 100 për qind te Chelsea, sidomos pas nënshkrimit të kontratës së re. Ky qëndrim i Brojas ka ndikuar edhe…
Sport
Fabrizio Romano, në një postim të bërë së fundi në Twitter, ka sqaruar situatën e Armando Brojas te Chelsea, si dhe ka folur për interesimin që Milani pati për lojtarin.
Sipas tij, Broja është i fokusuar 100 për qind te Chelsea, sidomos pas nënshkrimit të kontratës së re.
Ky qëndrim i Brojas ka ndikuar edhe në zbehjen e interesimit nga ana e londinezëve, përkundër që e pëlqejnë lojtarin.
Anipse po ka pak minuta, Broja vijon të luftojë për një pozitë titullari në formacionin e Graham Potter.
Mbetet të shihet nëse do t’ia arrijë në të ardhmen e afërt ta udhëheqë sulmin e “Bluve”. /Lajmi.net/