UEFA nis një hetim për incidentin mes fansave të Arsenalit dhe PSV
UEFA e ka nisur një hetim për incidentin që ka ndodhur gjatë natës së djeshme në mes të tifozëve të Arsenalit dhe PSV Eindhoven. Pas përfundimit të ndeshjes, të dyja tifo-grupet filluan të hidhnin gjësende ndaj njëra-tjetrës. Brenda kësaj katrahure ishin tifozët e ekipit holandez që nuk u mjaftuan me gjuajtjen e sendeve të forta.…

Sport
UEFA e ka nisur një hetim për incidentin që ka ndodhur gjatë natës së djeshme në mes të tifozëve të Arsenalit dhe PSV Eindhoven.
Pas përfundimit të ndeshjes, të dyja tifo-grupet filluan të hidhnin gjësende ndaj njëra-tjetrës.
Brenda kësaj katrahure ishin tifozët e ekipit holandez që nuk u mjaftuan me gjuajtjen e sendeve të forta.
Ata shqyen disa nga ulëset e stadiumit, transmeton lajmi.net.
Sipas asaj që bën të ditur Charles Watts, të njëjtët gjuajtën një flakadan në drejtim të fushës, por, fatmirësisht, nuk e qëlloi askënd. /Lajmi.net/