Përfundon pjesa e parë: Nuk ka gola në ndeshjen Arsenal – PSV

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Arsenal -PSV. Arsenal dhe PSV kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, përcjell lajmi.net. Ky takim është në kuadër të grupeve të Evropa Ligës, që ishte paraparë të luhej më herët, por është shtyrë për sot. Gjatë pjesës së parë ekip më i mirë ishin ‘Topçinjtë’, pasi krijuan…

Sport

20/10/2022 19:47

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Arsenal -PSV.

Arsenal dhe PSV kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, përcjell lajmi.net.

Ky takim është në kuadër të grupeve të Evropa Ligës, që ishte paraparë të luhej më herët, por është shtyrë për sot.

Gjatë pjesës së parë ekip më i mirë ishin ‘Topçinjtë’, pasi krijuan disa raste shënimi.

Bakayo Saka, Granit Xhaka dhe Fabio Vieira krijuan raste për gol, por nuk arritën të realizonin.

Në anën tjetër edhe PSV u munduan të zhbllokojnë sfidën, por nuk ishin aq të rrezikshëm.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do jetë epilogu final i takimit./Lajmi.net/