Kontratat e reja – Man United i lë në pritje Rashfordin e De Gean

Manchester United kanë lënë në pritje dyshen e skuadrës, De Gea dhe Rashford. ‘Djajtë e Kuq’, sipas raportimeve të ‘Guardian’ janë duke shtyrë ofertën për rinovim kontrate për dyshen David de Gea dhe Marcus Rashford, përcjell lajmi.net. Ky vendim i skuadrës vjen si pasojë e kërkesës personale të trajnerit Erik ten Hag. Ten Hag i…

Sport

19/10/2022 11:40

Manchester United kanë lënë në pritje dyshen e skuadrës, De Gea dhe Rashford.

‘Djajtë e Kuq’, sipas raportimeve të ‘Guardian’ janë duke shtyrë ofertën për rinovim kontrate për dyshen David de Gea dhe Marcus Rashford, përcjell lajmi.net.

Ky vendim i skuadrës vjen si pasojë e kërkesës personale të trajnerit Erik ten Hag.

Ten Hag i ka bërë me dije bordit se duhet të rinovohen vetëm ato kontrata të lojtarëve që ai sugjeron.

Vendimi final se cilët lojtarë do të përfitojnë rinovimin e kontratës do të vjen nga gjykimi i Ten Hag që bazohet në paraqitjet e tyre.

Mbetet të shihet nëse edhe Rashford e De Gea do të plotësojnë kriteret e nevojshme për të marrë këtë ofertë. /Lajmi.net/