Agjenti i Osimhen: Ka kontratë të gjatë me Napoli, ai dëshiron të qëndrojë

Agjenti i Victor Osimhen ka konfirmuar se klienti i tij është i kënaqur te skuadra e Napoli. Roberto Calenda ka folur për planet e sulmuesit nigerian, dhe mes tjerash ka thënë se lojtari dëshiron të qëndrojë te Napoli. Victor Osimhen ka një kontratë afatgjate me napolitanët dhe s’ka interesim të shqyrtojë largimin, së paku aktualisht.…

Sport

17/10/2022 16:41

Agjenti i Victor Osimhen ka konfirmuar se klienti i tij është i kënaqur te skuadra e Napoli.

Roberto Calenda ka folur për planet e sulmuesit nigerian, dhe mes tjerash ka thënë se lojtari dëshiron të qëndrojë te Napoli.

Victor Osimhen ka një kontratë afatgjate me napolitanët dhe s’ka interesim të shqyrtojë largimin, së paku aktualisht.

“Isha i qartë këtë verë sepse e dija se do të kishte shumë lajme që do të inicioheshin nga ata që ju intereson. Por, unë, djaloshi dhe Napoli kishim ide të qarta”, ka thënë agjenti i Osimhen, Calenda, përcjell lajmi.net.

“Kushdo që foli për një largim, gaboi. Ishte dëshira e Victor për të qëndruar te Napoli dhe të luante në Champions League. Victor e donte pikërisht këtë, të kishte vit të shkëlqyer me Napoli. Ai ka kontratë të gjatë me ‘Azzurri’”, tha tutje agjenti i tij.

Osimhen ishte i lënduar në fillim të sezonit por menjëherë në rikthimin e tij, sulmuesi ka filluar të gjejë golin pa telashe. /Lajmi.net/