Formacionet e mundshme për ‘El Clasico’

Real Madridi dhe Barcelona do përballen me njëra-tjetrën sot. Ndeshja më e shikuar në mbarë globin zhvillohet sot. Real Madridi do jenë nikoqir të Barcelonës, për ‘El Clasicon’ e parë të sezonit të ri në La Liga. Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta nga 22, por Barça është në vendin e parë për shkak…

Sport

16/10/2022 13:09

Real Madridi dhe Barcelona do përballen me njëra-tjetrën sot.

Ndeshja më e shikuar në mbarë globin zhvillohet sot.

Real Madridi do jenë nikoqir të Barcelonës, për ‘El Clasicon’ e parë të sezonit të ri në La Liga.

Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta nga 22, por Barça është në vendin e parë për shkak të gol diferencës me ‘Mbretërit’.

Me fillim nga ora 16:15 pritet të zhvillohet një ndeshje fenomenale nga të dyja skuadrat, që synim e kanë vetëm fitoren.

Skuadra që fiton sot do mbajë pozitën e liderit të La Ligas.

E, në këtë takim trajnerët e dy gjigantëve kanë disa mungesa.

Te Reali mungon gardiani i portës, Thibaut Courtois, pasi nuk arriti të rikuperohet në kohë për këtë supertakim dhe Dani Ceballos gjithashtu i lënduar.

Në anën tjetër edhe Xavi Hernandez ka disa mungesa, Ronald Araujo nuk është me ekipin, nuk do jetë në ‘Bernabeu’ as Hector Bellerini dhe Memphis Depay.

Por, katalanasit kanë marrë një lajm të mirë dhe ai është rikthimi i Jules Koundes.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet e mundshme për ‘El Clasicon’:

Real Madrid:  Lunin, Mendy, Alaba, Miliato, Carvajal, Tchoumeni, Kroos, Modric, Vinicius, Benzema, Valverde.

Barcleona: Ter Stegen, Balde, Kounde, Garcia, Alonso, De Jong, Busquets, Pedri, Dembele, Lewandowski, Gavi./Lajmi.net/