Jorginho dëshiron të vazhdojë me Chelsean

Jorginho është i lumtur me ‘Blutë e Londrës’. Mesfushori i Chelseat, Jorginho, po kërkon të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Stamford Bridge’ në mesin e disa ofertave të tjera që janë drejt tij. Agjenti i tij Joao Santos ka konfirmuar se mesfushori është në bisedime me ‘Blutë’ për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe…

Sport

14/10/2022 15:54

Jorginho është i lumtur me ‘Blutë e Londrës’.

Mesfushori i Chelseat, Jorginho, po kërkon të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Stamford Bridge’ në mesin e disa ofertave të tjera që janë drejt tij.

Agjenti i tij Joao Santos ka konfirmuar se mesfushori është në bisedime me ‘Blutë’ për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe është i etur për të vazhduar në Londër.

Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2023.

“Ne jemi në qershor. Ne kemi prioritet Chelsean dhe po shkojmë drejt tij,” tha Santos.

Kujtojmë që Barcelona dhe Juventusi janë duke e monitoruar situatën e italianit./Lajmi.net/