CL: Napoli përsëri pa telashe ndaj Ajax, konfirmon kualifikimin në 1/16

Napoli ka marrë një tjetër fitore në përballje me Ajax Amsterdam. Skuadra e Napoli ka fituar me rezultatin 3:1 në shtëpinë e saj, përballë Ajax, shkruan lajmi.net. Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Hirving Lozano, i cili shënoi qysh në minutën e 4’. Goli i dytë i italianëve erdhi në minutën e 16’,…

Sport

12/10/2022 20:40

Napoli ka marrë një tjetër fitore në përballje me Ajax Amsterdam.

Skuadra e Napoli ka fituar me rezultatin 3:1 në shtëpinë e saj, përballë Ajax, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Hirving Lozano, i cili shënoi qysh në minutën e 4’.

Goli i dytë i italianëve erdhi në minutën e 16’, kur Raspadori e la pa shpresa portierin e Ajax.

Holandezët reaguan në pjesën e dytë, me Klaasssen që shënoi për 2:1 në minutën e 49’.

Megjithatë, skuadra e Luciano Spalletti reagoi edhe një herë.. Ishte perla e këtij sezoni, Kvaratskhelia, i cili nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 62’, çoi shifrat në 3:1.

Steven Bergwijn e mbajti me shpresë Ajaxin, duke shënuar nga penalltia në minutën e 83′, por holandezët arritën veç ta ngushtonin epërsinë e Napoli në 3:2, dhe assesi ta balanconin rezultatin, sepse për të vrarë çdo shpresë u përkujdes Victor Osimhen, me golin e minutës së 90′, për rezultatin final 4:2.

Me këtë fitore, Napoli shkoi në kuotën e 12 pikëve dhe mban bindshëm pozitën e parë, duke siguruar edhe matematikisht kualifikimin tutje.

Ajax mbetet me tri pikë, në pozitën e tretë në tabelë. /Lajmi.net/