Tuchel s’e përjashton mundësinë për ta drejtuar kombëtaren e Anglisë
Thomas Tuchel mund ta marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë. Raportime nga gazetari i ‘Bild’, Christian Falk, lënë të hapur mundësinë që Tuchel të drejtojë ‘Tre Luanët’. Tuchel, siç thotë Falk, mund ta imagjinojë drejtimin e kombëtares së Anglisë në të ardhmen, përcjell lajmi.net. Trajneri gjerman punoi në Angli me skuadrën e Chelsea, ku arriti…
Sport
Thomas Tuchel mund ta marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë.
Raportime nga gazetari i ‘Bild’, Christian Falk, lënë të hapur mundësinë që Tuchel të drejtojë ‘Tre Luanët’.
Tuchel, siç thotë Falk, mund ta imagjinojë drejtimin e kombëtares së Anglisë në të ardhmen, përcjell lajmi.net.
Trajneri gjerman punoi në Angli me skuadrën e Chelsea, ku arriti të fitonte Champions League.
Prej kur u shkarkua nga posti i trajnerit të ‘Bluve’, Tuchel është i papunë.
Mbetet të shihet nëse pas fundit të Kupës së Botës, Anglia do të bëjë ndryshime në stol. Tuchel duket të jetë kandidat i mundshëm. /Lajmi.net/