Pas Distria Krasniqit, sot kërkojnë medalje edhe Laura Fazliu, Flaka Loxha e Loriana Kuka

Kampionati Botëror i xhudos, që është duke u mbajtur në Uzbekistan, do të vijojë edhe sot me përballje interesante. Në mes të shumë xhudistëve do të jenë edhe tri garueset kosovare, Flaka Loxha, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. E para do të sfidohet në kategorinë -57 kilogramë, ku në përballjen e parë do të ketë…

Sport

08/10/2022 08:19

Kampionati Botëror i xhudos, që është duke u mbajtur në Uzbekistan, do të vijojë edhe sot me përballje interesante.

Në mes të shumë xhudistëve do të jenë edhe tri garueset kosovare, Flaka Loxha, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.

E para do të sfidohet në kategorinë -57 kilogramë, ku në përballjen e parë do të ketë punë me polaken Arlteta Podolak.

Loriana Kuka, në kategorinë -73 kilogramë, ndeshet me Inbar Lanir, ndërsa Laura Fazliu (-63 kilogramë) do ta ketë përballë në luftën e parë ETOUA BIOCKAudrey Jeannette nga Kameruni.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i vajzave kosovare. /Lajmi.net/