Reece James shpallet “lojtari i ndeshjes” në ndeshjen ndaj Milani
Mbrojtësi anësor i Chelseat, Reece James, është shpallur lojtari i ndeshjes, në sfidën Chelsea – Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Mbrojtësi anësor, pos kontributit të madh në pjesën defanzive, arriti ta shënojë një gol. Anglezi u lirua mirë dhe, me të djathtën, e çoi topin në këndin e portierit për…
Sport
Mbrojtësi anësor i Chelseat, Reece James, është shpallur lojtari i ndeshjes, në sfidën Chelsea – Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Mbrojtësi anësor, pos kontributit të madh në pjesën defanzive, arriti ta shënojë një gol.
Anglezi u lirua mirë dhe, me të djathtën, e çoi topin në këndin e portierit për 3-0.
22-vjeçari po vijon me paraqitje të mira që prej momentit kur iu dha shansi të luajë për ekipin e parë. /Lajmi.net/