CL: Super-Napoli – Rrahmani me shokë e mposhtin 1:6 Ajaxin, mbesin liderë të grupit
Napoli ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Ajax. Skuadra e Napoli ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 1:6, në udhëtim kundër Ajax, shkruan lajmi.net. Ajax kaluan të parët në epërsi, kur gjetën golin në minutën e 9’ me Kudus, por reagimi i Napoli ishte brutal. Italianët barazuan në minutën e 18’ me…
Sport
Napoli ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Ajax.
Skuadra e Napoli ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 1:6, në udhëtim kundër Ajax, shkruan lajmi.net.
Ajax kaluan të parët në epërsi, kur gjetën golin në minutën e 9’ me Kudus, por reagimi i Napoli ishte brutal.
Italianët barazuan në minutën e 18’ me anë të Raspadori, kurse epërsinë e parë e morën në minutën e 33’ me golin e Di Lorenzo.
Rezultatin final të pjesës së parë e vulosi Zielinski, me golin e shënuar
Në pjesën e dytë, Napoli gjeti golin me anë të Raspadori në minutën e 47’, për rezultatin 1:4. Ky ishte goli i dytë personal për lojtarin në këtë ndeshje.
Kvaratskhelia shënoi në minutën e 63’ për të konfirmuar formën e mirë, kurse Ajax mbeti me 10 lojtarë në minutën e 73’, pasi Tadic u ndëshkua me të kuq.
Me një lojtar më shumë në fushë, Napoli shënoi edhe një herë, kësaj radhe me Simeone, për rezultatin final 1:6.
Me këtë fitore, Napoli shkon në nëntë pikë, si skuadër lidere e grupit. Ajax mbetet me tri pikë në pozitën e tretë. Liverpool është skuadra e dytë, kurse Rangers mbajnë pozitën e fundit. /Lajmi.net/