Gazetari i COPE: Raphinha, Lewandowski dhe Dembele startojnë sonte

Gazetari i COPE, Helena Condis, ka paralajmëruar se sot, në ndeshjen ndaj Interit, për Barcelonën do të startojnë Raphinha, Dembele dhe Lewandowski. Ndeshja ndaj Interit luhet në orën 21:00 në “Guiseppe Meazza”, transmeton lajmi.net. Katalunasit ende nuk e kanë siguruar kualifikimin përtej fazës së grupeve, andaj një fitore sonte do t’i kryente shumë punë drejt…

Sport

04/10/2022 15:16

Gazetari i COPE, Helena Condis, ka paralajmëruar se sot, në ndeshjen ndaj Interit, për Barcelonën do të startojnë Raphinha, Dembele dhe Lewandowski.

Ndeshja ndaj Interit luhet në orën 21:00 në “Guiseppe Meazza”, transmeton lajmi.net.

Katalunasit ende nuk e kanë siguruar kualifikimin përtej fazës së grupeve, andaj një fitore sonte do t’i kryente shumë punë drejt kësaj rruge.

Treshja janë duke shkëlqyer këtë sezon së bashku, teksa i kanë ndihmuar “blaugranave” ta marrin pozitën e parë në La liga dhe të jenë “arrë e fortë” edhe në Champions League. /Lajmi.net/